Alexander Dugin: Vrasja e Udhëheqësit të Hezbollahut Është Fillimi i Fundit të Botës
Primary tabs
Vdekja e konfirmuar e udhëheqësit të Hezbollahut, Sheik Seyed Hassan Nasrallah, është një goditje kolosale për të gjithë strukturën e Rezistencës së Lindjes së Mesme.
Me termin “Rezistence” kemi parasysh forcat më radikale anti-izraelite në Lindjen e Mesme. Kemi Houthit e Jemenit (lëvizja Ansar Allah, e cila kontrollon pjesën veriore të Jemenit), forcat siriane të udhëhequra nga Bashar al-Asad, lëvizjen palestineze në tërësi (kryesisht Hamasi), dhe forcat më radikale, kryesisht shiite, të Irakut.
Rezistenca e Lindjes së Mesme u zhvillua nën ndikimin e rëndësishëm të Republikës Islamike të Iranit, e cila ishte mbështetja kryesore e saj. Dhe i ndjeri Hassan Nasrallah, si udhëheqësi i Hezbollahut, përfaqësonte avangardën e rezistencës anti-izraelite të të gjithë botës islame (kryesisht shiite). Prandaj, goditjet që Izraeli i ka dhënë Hezbollahut në javët e fundit, duke shkatërruar përfundimisht udhëheqësin e saj, janë një goditje e fuqishme për të gjithë Rezistencën e Lindjes së Mesme.
Duke marrë parasysh aksidentin relativisht të çuditshëm të helikopterit që vrau presidentin iranian, Ibrahim Raisi, i cili ishte një mbështetës i zëshëm i Rezistencës së Lindjes së Mesme, tabloja e sulmeve të Izraelit ndaj kundërshtarëve të tij rajonalë duket vërtet epike.
Izraeli, falë mbështetjes së Perëndimit kolektiv dhe përdorimit të mjeteve të tij teknologjike më të fundit (ata jane dhe mbeten pionierë në fushën e teknologjive dixhitale), vepron shumë efektivisht, me saktësi dhe në mënyrë të koordinuar. Dhe është shumë e vështirë të imagjinohet se si dikush mund të mbrohet nga teknologjia izraelite. Ketu duhet te kemi parasysh edhe faktin qe shumë nga njerëzit qe kontrollojne teknologjisë e lartë boterore sot, shpresh rezultojn qe të jenë shtetas izraelitë dhe, së bashku me kodet dhe teknologjitë e tyre, shkojnë në Izrael.
Kjo do të thotë që Izraeli mbështetet në një rrjet të madh mbështetësish të tij, njerëz që ndajnë parimet e zionizmit politik dhe fetar në të gjitha vendet e botës. Ky është një avantazh shume i madh i Izraelit i cili drejton nje strukture teknologjike boterore dhe jo thjesht një shtet.
Ishte kjo strukturë kioniste që kreu genocidini masiv kundër popullatës së Gazës. Dhe tani ka kryer të njëjtin sulm terrorist ndaj Libanit, duke arritur vrasjen e udhëheqësit të Hezbollahut, udhëheqësit karizmatik shpirtëror dhe politik të avangardës shiite të Rezistencës së Lindjes së Mesme.
Më lejoni t’ju kujtoj që më parë, në janar 2020, gjenerali iranian Kasem Soleimani, gjithashtu një nga udhëheqësit e Rezistencës së Lindjes së Mesme, u vra në një mënyrë të ngjashme. Por vrasja e atij që tani konsiderohet dëshmor dhe shehid nga shiitët në mbarë botën – Sheik Sejid Hassan Nasrallah – është me të vërtetë një gjë e paprecedentë.
Duke vepruar kështu, Izraeli synon të krijojë një shtet të madh. Kjo bëhet në pritje të ardhjes dhe sundimit të Mashias, i cili do t’i nënshtronte të gjitha vendet dhe popujt e botës Izraelit (në kuptimin e krishterë dhe mysliman, ai është Mesia i rremë, Antikrishti, Daxhalli). Ne mund ta imagjinojme mjaft lehte se çfarë po ndodh në mendjet e zionistëve të krahut të ekstremit te djathtë sot, të cilët shohin sukseset e tyre. Ata nuk mund ta interpretojnë këtë në asnjë mënyrë tjetër përveçse si kohen e Mashiut, përgatitja për sundimin e të cilit shihen ne veprimet aktuale të qeverisë ekstremiste të djathtë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Sot, pothuajse të gjitha pengesat për shkaterrimin e Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem janë eliminuar. Dhe në të ardhmen e afërt, e djathta ekstreme izraelite, me një arrogance triumfuese, mund ta bëjë këtë, pas së cilës do të filloj ndërtimin e Tempullit të Tretë në Malin e Tempullit të Jeruzalemit. Dhe Perëndimi kolektiv eshte i gjithi ne mbështetje të kesaj marrezie, duke lejuar shkatërrimin masiv të njerëzve të pafajshëm që qëndrojnë perballe “Izraelit të Madh” duke i sulmuar ata me çdo mjet teknik te mundshem.
Situata është shume serioze. Lufta sot nuk është më thjesht një luftë e Lindjes se Mesme. Në keto momente, ekzistenca e Rezistencës së Lindjes së Mesme është në pikëpyetje. Udhëheqësit e botës shiite janë të tronditur me ate qe po u ndodh, por sunitët janë edhe më të hutuar dhe nuk mund të mos reagojnë ndaj asaj që po ndodh.
Nga njëra anë, sunitët nuk mund të tregojnë solidaritet me Izraelin, pasi kjo do të ishte një tradhti e plotë e aluzioneve të solidaritetit islamik. Nga ana tjetër, efektiviteti ushtarak dhe ashpërsia e politikës zioniste e krahut të djathtë të Izraelit i vendos ata në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, pasi nuk është e qartë se çfarë mund të përdoret për të kundërshtuar izraelitët. Duke pasur parasysh që raketat e Izraelit arrijnë kudo që ata duan, ndersa raketat dhe UAV-të e kundërshtarëve të tij ndalohen mjaft efektivisht nga “Kupola e Hekurt” e mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Pas ketyre suksesesh Izraeli mund te nise edhe një pushtim tokësor të Libanit dhe më gjerë, ne mënyrë që të krijoj “Izraelin e Madh” nga deti në det. Sado utopike dhe ekstremiste të duken projektet e Netanjahut dhe ministrave të tij edhe më të djathtë, sikur Smotrich dhe Ben-Gvir, ato po arrijne ti realizojne ato përpara syve tanë.
Vetëm një forcë e krahasueshme me forcën e zionizmit, e mire-armatosur dhe me vendosmëri për të shkelur të gjitha ligjet e mundshme, për të kaluar çdo vijë të kuqe, mund të luftojë një armik të tillë të hekurt.
https://gazetaimpakt.com/alexander-dugin-vrasja-e-udheheqesit-te-hezboll...