Komenti eskatologjik për luftën palestineze nga Aleksander Dugin / Muslimanët po luftojnë kundër Dexhallit
Primary tabs
“Padyshim që përshkallëzimi i luftës së Izraelit me Palestinën do të konsolidojë më tej botën islame. Konservatorët në Perëndim, duke përdorur ideologjinë e Hamasit si justifikim, po flasin sërish për mbrojtjen e 'qytetërimit judeo-kristian kundër myslimanëve'. Megjithatë, një shoqëri që tashmë ka braktisur teologjinë dhe vlerat (dhe orientimet) tradicionale dhe ku legalizohen ateizmi i qëndrueshëm, materializmi dhe të gjitha llojet e perversiteteve, nuk mund të konsiderohet as e krishterë dhe as hebreje. Në qoftë se Perëndimi e mbështet Izraelin, siç po bën tani, ai po kryen një krim të rëndë. Në fund të fundit, nëse qytetërimi i Satanit është në anën tuaj, atëherë ju keni bërë diçka të gabuar.
Nuk ka gjë të tillë si një botë judeo-kristiane, kjo nuk ka kuptim. Përkundrazi, bota islame ekziston dhe Tradita është ende e fortë në këtë botë. Është e qartë se muslimanët nuk po kundërshtojnë judeo-kristianët, por kulturën satanike, Dexhallin. Ideja e Biden-it për të kombinuar temën e mbështetjes për Ukrainën me mbështetjen për Izraelin vetëm e thekson këtë: Perëndimi është gjithmonë në anën e atyre që i nënshtrohen dhe i shërbejnë hegjemonisë së tij. Muslimanët nuk ishin armiq të Ukrainës dhe aleatë të Rusisë (përveç Iranit dhe Sirisë vigjilente në mënyrë eskatologjike), por tani do të jenë. Rusia është një pol në një botë shumëpolare. Islami është po ashtu një nga polet e botës multipolare. Të dy polet kundërshtojnë përpjekjet e dëshpëruara të Perëndimit për të shpëtuar me çdo kusht unipolaritetin dhe dominimin global, madje edhe një luftë botërore. Konflikti palestinez me Izraelin nuk ishte vija e parë e konfliktit të qytetërimeve, por tani është. Mu kështu, tensioni në mes të Rusisë dhe Ukrainës ishte i natyrës rajonale derisa nazistët në Kiev u mbështetën nga Perëndimi, por sot lufta në Ukrainë është bërë vija e parë e konfliktit global në mes të multipolaritetit dhe unipolaritetit.
Shtrirja e këtij konflikti po rritet. Situata sa vjen e përkeqësohet. Miliarda njerëz në planet janë të bindur se Perëndimi Kolektiv dhe aleatët e tij janë një qytetërim i së keqes absolute dhe Dexhallit. Demokratët, globalistët dhe neokonistët po e tërheqin njerëzimin drejtpërdrejt në humnerë. Sinqerisht, kjo gjë pritet vetëm nga djajtë.”
Burimi : Medya Şafak | http://www.mediaelire.net/lajm/12377/komenti-eskatologjik-luften-palesti...